Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Të gjithë e prisnin nesër në Kukës, ja pse do të mungoj sërish Enea Jorgji

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Të gjithë e prisnin nesër në Kukës, ja

Enea Jorgji nuk do të gjykojë asnjë ndeshje të kampionatit as në këtë javë të 23-të të Superligës. Arbitri nga Elbasani vijon të jetë i dënuar, ashtu si një javë më parë për ndeshjen e kthimit të çerekfinales Teuta-Vllaznia 2-0.

Shkodranët shfaqën pakënaqësitë e tyre ndaj Enea Jorgjit për një 11-metërsh të akorduar në favor të durrsakëve, i cili pas sfidës u cilësua nga specialistët e futbollit dhe ata të moviolës si një simulim i sulmuesit të Teutës dhe jo një faull nga ana e portierit të Vllaznisë.

Një episod ky që i kushton Enea Jorgjit javën e dytë "pushim", duke qenë se për arbitrin nga Elbasani është rast i përsëritur dhe dënimi nuk ishte vetëm për një javë, por për dy të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga