
Skënderbeu po luan kundër Luftëtarit, sfidë e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja vijon me rrjeta të paprekura 0-0, megjithatë ajo që bie në sy është tifozëria korçare. Ata gjatë gjithë takimit brohorasin dhe duartrokasin. Në një moment të gjithë në kor filluan të thërrisnin në kor kundër të Partizanit: "Kush s'kërce është morr i kuq".
Kujtojmë që ndërmjet dy skuadrave ka një rivalitet të madh në luftën për titull, por gjithashtu edhe nga tifozëritë në shkallët e stadiumit.
Poll