Skënderbeu ka zbuluar ekipin me të cilin do të zhvillojë miqësoren e radhës. Bëhet fjalë për ekipin e Qarabag-ut, pjesë e të cilit është dhe kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, që do të ndeshet përballë Skënderbeut në këtë takim.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Qarabag-ut është programuar të luhet nesër, në orën15:30 me orën lokale të Shqipërisë në fushën stërvitore IC Santai, Belek.
Kjo nuk është hera e parë që korçarët ndeshen me kampionët e Azerbaxhanit. Në ndeshjen e parë zhvilluar gjatë përgatitjeve verore të vitit të kaluar në Austri, Skënderbeu fitoi minimalisht 1-0 me një super gol të Marko Radas nga goditja standarde.
Qarabagu do të jetë kundërshtari i radhës dhe e fundit që do të luajë Skënderbeut në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon në Antalia për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore.