
I gjithë stafi teknik i klubit të Flamurtarit është shkarkuar ditën e djeshme . "Furtunës" i shpëton vetëm Petraq Bifsha. Sëbashku me trajnerin Mezani, Idrizi ka shkarkuar edhe trajnerin e portierëve Luan Birçe, si edhe drejtorin tekni Andi Ciruna.
Trajneri i ri pritet që të sjellë vetë trajnerin e portierëve dhe përgatitësin atletik, ndërsa klubi i ka vënë si kusht qëndrimin e Petraq Bifshës si zëvendës trajner.
Shpëtim Duro pritet të prezantohet sot paradite për mediat duke dalë në një konferencë sëbashku me administratorin Idrizi.
Poll