Pjesa e parë e sfidës Lushnja-Bylis përfundon 1-0 për vendasit me golin e shënuar nga Sefa në minutën e 32-të.
Ndërkohë që në minutën e 43-të, mbrojtësi i Bylisit, Kuçi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.
Një fraksion loje që i ka shkuar për shtat ekipit të Lushnjes, që në këtë sfidë të fundit të Kategorisë së Parë për këtë sezon, i mjafton të marrë vetëm 1 pikë për t'u ngjitur në Superligë. Duke parë rezultatin 1-0 dhe faktin që Bylisi është me një lojtar më pak, një objektiv i tillë duket drejt realizimit për Lushnjen.
Atmosfera në stadiumin "Roza Haxhiu" është entuziaste, ndërsa tifozët vendas kanë dhuruar spektakël në fillim dhe gjatë sfidës, duke mbështetur ekipin e tyre maksimalisht.
Prezentë në stadium janë edhe tifozë të Bylisit, të cilët ashtu si edhe skuadra e drejtuar nga trajneri Devolli, shpresojnë që fati të kthehet me ta në 45 minutat e dyta të sfidës.
-Kartoni i kuq i marre nga Kuci