Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Partizani mbyll seancën e sotme stërvitore, mungojnë kapiteni Hoxha dhe Mazrekaj

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Partizani mbyll seancën e sotme stërvitore,

Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për javën e 31-të të Superiores. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i kuq ka bërë me dije që në këtë seancë kanë munguar Alban Hoxha dhe Mentor Mazrekaj, të cilët janë lënë pushim nga stafi teknik. Ndërkohë Kaleb Ekuban ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, megjithatë bëhet me dije që të tre lojtarët do të jenë në fushë në përballjen kundër Tiranës.

"Skuadra ka zhvilluar sot përgatitjet e radhës në kuadër të takimit ndaj Tiranës.

Seanca e sotme është mbajtur në orën 14:00 si zakonisht në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë. Kapiteni Hoxha dhe Mazrekaj nuk janë stërvitur me grupin teksa janë lënë pushim nga stafi. Përgatitje të diferencuar ka kryer edhe golashënuesi Ekuban, sulmuesi ka zhvilluar vrapime në fushë. Gjithsesi të 3 titullarët nuk rrezikojnë prezencën e tyre në përballjen e së premtes. Pjesa tjetër e grupit është përgatitur normalisht duke rezauruar të plotë programin e sotëm stërvitor.

Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën në orën 14:00", shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga