
Dhimosten Gjini ka folur për gjendjen shëndetësore të Kaleb Ekuban. Mjeku i skuadrës së Partizanit konfirmoi që sulmuesi italo-ganez kishte pasur probleme për shkak të një viroze. Por, pa ndërhyrjes së stafit mjekësor gjendja e tij është stabilizuar dhe ai do të jetë në fushën e blertë për të dhënë kontributin kundër ekipit verilindor.
"Në radhë të parë dua të sqaroj diçka. Se ku do të jetë Kaleb Ekuban, do ta tregojë ora 19:00. Ai vërtetë pati disa probleme shëndetsore, por tashmë gjendja e tij është stabilizuar dhe është në 100 për qindshin e tij për të luajtur. Nëse bën serum ose përdoret ndonjë metodë tjetër, është punë e stafit mjekësor. E sigurtë është që gjendja e Ekubanit është stabilizuar dhe në orën 19:00 ai do të jetë në fushë. ", ka përfunduar Dhimosten Gjini për mikrofonin e Supersport.