Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Kukësi bën një tjetër goditje për projektin titull...

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Kukësi bën një tjetër goditje për

Është bërë zyrtare sot rinovimi i portierit Enea Koliçi. Pas Musollit dhe Shametit që firmosën një ditë më parë, ka qenë rradha e portierit 30 vjeccar të nënshkruaj sot kontratën që e bën sërish lojtar të Kukësit për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë zyrtar nga faqja zyrtare e klubit verilindor që në këtë mënyrë blindon portën për projektin titull.  “Klubi i F.K. Kukësit vazhdon punën për formimin e ekipit për sezonin 2016-2017. Marrëveshja e radhës është arritur portierin Enea Koliçi. “Gardiani” që mbrojti portën e F.K. Kukësit edhe në sezonin 2015-2016, por edhe në Kupat e Europës do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës verilindore dhe për sezonin e ri. 30-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e skuadrës kuksiane duke bërë maksimumin për arritjen e objektivave. Pogradecari ka luajtur në disa klube në Greqi, ndërsa në Shqipëri ka mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së Flamurtarit”, shkruhej në njoftimin e klubit verilindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga