Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Kërkon ngjitjen në Superiore, punime në stadiumin e Bylisit: Do të kemi një nga impianet më të mira në vend

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Kërkon ngjitjen në Superiore, punime në stadiumin

Bylis është një ndër pretendentët e Kategorisë së Parë për të qenë sezonin e ardhshëm mes dhjetë më të mirave në Superiores. Skuadra mallakastriote ndodhet në vendin e dytë me vetëm 2 pikë më pak pas Lushnjës kryesuese. Sot, ka ardhur një lajm i bujshëm për klubin ballshiot. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëhet me dije që do të nisë rikonstruksioni i stadiumit në aneksin e "Adush Muçës". Gjithashtu njoftohet që do t'i kushtohet një rëndësi mjaft e madhe Akademisë duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

"Superlajme!

Me iniciativen e Bashkise se Mallakastres, dhe kreut te saj Z.Agron Kapllanaj, por edhe me mbeshtetjen e FSHF-se dhe kreut te zaj, z. Armand Duka, se shpejti do te filloi nje projekt ne Ballsh per rikonstruksion total te aneksit.

Mbeshtetje maksimale te rinjve por edhe skuadres se pare, per mirefunksionimin e nje Akademie moderne, duke nisur nga sezoni i ardhshem!

Por, jo vetem kaq, por edhe ne staidum, pasi mendohet qe ne sezonin e ardhshem ne Superlige, skuadra te kete nje nga impiantet me te mire ne vend!

Sa i perket licencimit, klubi yne eshte nder te paret, madje duhet theksuar se qysh ne janar te ketij viti jane plotesuar kriteret dhe eshte derguar ne FSHF gjithe plan-projekti", shkruhej në njoftimin e klubit mallakastriot.

[gallery columns="1" size="full" ids="103929"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga