
Izair Emini do të jetë titullar sot në ndeshjen kundër Partizanit. Sulmuesi i Kukësit dha një prononcim të shkurtër për Supersport, ku ndër të tjera foli për Ylber Ramadanin. Emini deklaroi se mesfushori i të kuqve po kalon një formë të mirë dhe sipas tij ai do t'i hapë punë sot mesfushës verilindore.
"Mendoj se Ramadani është një lojtar me një potencial të madh dhe nëse kujtoni edhe në takimin e parë ai ishte i pakalueshëm në mesin e fushës. Besoj se edhe sot do të na hapë punë, por ne jemi të përgatitur për çdo përballje", deklaroi Izair Emini.
Poll