Presidenti Safet Gjici dje në një intervistë ëpr Supersport, tha se Takaj ishte larguar pas golit të dytë nga stadiumi “Zeqir Ymeri” dhe madje as nuk e kishte uruar për titullin.
Por burime për newsport.al, të gjendur pranë dy presidentëve në stadiumin e Kukësit, thonë që e vërteta është ndryshe pasi Takaj e ka uruar Gjicin e më pas është larguar. Mesa duket tani Gjicit i del e vërteta në shesh.
” Presidenti Ardjan Takaj e uroi dje Gjicin duke e kapur prej xhekete dhe i tha “Urime për titullin”, e më pas u largua. Por mesa duket presidenti Safet Gjici ka qenë duke festuar fitoren historike dhe ndoshta nuk e ka dëgjuar këtë gjë”./ Newsport.al