Sot, FSHF-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëri të ditur se starti i fazës së tretë do të shtyhet për një javë për shkak të kushteve të vështira atmosferike që mbërthyen vendin tonë. Në këtë mënyrë takimet e javës së 19-të do të luhen në 28 janar.
Por, ky vendim i papritur ka ndryshuar edhe axhendën e klubeve të Superiores të cilët ndodhen për fazë përgatitore në Antalia të Turqisë. Një ndër ta, është Partizani ku përmes një njoftimi në faqen zyrtare lajmëron qe faza përgatitore është shtyrë deri në datë 19 janar.
Më pas të kuqtë do të rikthehen në kryeqytet, ku do të rinisin përgatitjet deri më startin e fazës së tretë.