Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Flet trajneri Mirel Josa, tregon problemin që ka Tirana...

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Flet trajneri Mirel Josa, tregon problemin që ka Tirana...

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Laçin, që do të luhet nesër në stadiumin "Selman Stermasi". Tekniku i bardhebluve, e vlerësoi ndeshjen e nesërme si të radhës, teksa deklaroi:

"Jemi përpara një ndeshje që vlen si e radhës në kampionat. Kemi vlerësim maksimal për skuadrën e Laçit që gjithmonë i ka hapur probleme skuadrave të mëdha në vitet e fundit, si brënda po ashtu edhe jashtë fushës. E kemi marrë me qetësi dhe kemi punuar me shumë seriozitet këtë ndeshje.

Pauza e kampionatit ishte minimale por mund të them se na shërbeu për të parë gjëndjen e gjithësecilit. Për çdo trajner që sapo ka nisur punë është një gjë e mirë edhe pse unë e njihja skuadrën pas e kam ndjekur që prej fillimit të kampionatit. Na shërbeu gjithashtu për të përmirësuar kondicionin e disa lojtarëve të dëmtuar.

Për sa i përket rikthimit tim këtu mund të them se kam një preokupim më të madh për faktin që jam sërish këtu. Tirana të mobilizon shumë më tepër edhe pse në çdo klub ka kërkesa dhe objektiva. Tirana ka një problem që duhet përmirësuar. Skuadra nuk ka mundur të futet në Kupat e Europës për disa vite dhe është një gjë që duhet të përmirësuar. Ekipit i duhet të ketë vazhdimësi. Vlerësoj rendimentin e të gjithë lojtarëve për çfarë kanë dhënë para ardhjes time këtu por dhe në ndeshjet e fundit. Na duhet të rritemi gradualisht pasi nuk mundemi të rritemi menjëherë. Për sa i përket mënyrës së lojës,  gjithmonë kudo kam punuar kam kërkuar të luaj gjithmonë mirë me skuadrat që kam drejtuar.

Për sa i përket mënyrës se si duhet të luajmë, skuadrës i kam thënë që të tregohet agresive ne mbrojtje dhe të mendoj për të pasur topin në kontroll duke mos kaluar në aventurë.

Për sa i përket objektivit, unë mund t’ju them që Tirana ka objektiv për të fituar të gjitha ndeshjet. Nuk kemi si objektiv të barazojmë apo të bëjmë të tilla llogari. Pavarësisht fushës ku luhet apo emrit të kundërshtarit, ky klub gjithmonë do të fitoj. Nëse fiton skuadra gjërat do të jenë më të thjeshta dhe skuadra do të ketë qetësinë e nevojshme për të përgatitur ndeshjen e rradhës", përfundon në fjalën e tij trajneri Mirel Josa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga