Sot në orën 12.00 në Federatën Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i fazes play-off ne Kategorinë Superiore, moshat U17 & U19.
Nën drejtimin e shefit të garave Lysien Nurishmi, tetë skuadrat e të dyja grupmoshave kanë njohur kundërshtaret e tyre.
Tirana U17 në vendin e pare dhe Akademia e Futbollit në vendin e dytë për grupin A U17, Flamurtari në vendin e parë dhe Skënderbeu në vendin e dytë për grupin B U17, Vllaznia në vendin e parë dhe Partizani në vendin e dytë në grupin A U19, Flamurtari në vendin e pare dhe Skënderbeu në vendin e dyte grupi B U19.
Kategoria Superiore U-17
Akademia e Futbollit – Shkëndija Dr ditën e mërkurë ora 10:00
Tirana – Flamurtari ditën e mërkurë ora 12:00
Kategoria Superiore U19
Partizani-Skënderbeu ditën e enjte ora 10:00
Vllaznia-Flamurtari ditën e enjte ora 12:00
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në kompleksin “ Internacional” në Pezë Helmes.