Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Fanatiksat në bojkot, por ç'paralajmërojnë ata më 31 maj?

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Fanatiksat në bojkot, por

Tirana po kalon një moment të vështirë në kampionat dhe sikur të mos mjaftonte kjo, bardheblutë kanë vuajtur edhe mungesën e tifozëve të tyre, Fanatiksave. Këta të fundit prej disa javësh kanë bojkotuar ekipin duke mos qenë prezent në shkallët e stadiumit. Shkak është bërë marrëveshja që drejtuesit e Tiranës bënë me Partizanin për t'i dhënë në përdorim stadiumin "Selman Stërmasi". Ky fakt nuk mund të kapërdihej lehtë, pasi shtëpia e tyre iu dha në përdorim rivalëve të përjetshëm, siç është klubi i kuq.

Në dy sfidat e fundit që Tirana do të luajë përkatësisht kundër Luftëtarit në kryeqytet dhe Vllaznisë në Shkodër pritet që të ketë tifozë në shkallët e stadiumit, por sigurisht jo të organizuar.

Sonte Fanatiksat përmes një statusi në faqen zyrtare në facebook kanë vendosur një datë ku shkruajnë: "31 maj, duke u plotësuar..." Nuk dihet se për çfarë e kanë dhe çfarë kanë planifikuar mbështetësit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, por kjo pritet të mësohet në ditët në vijim.

[gallery columns="1" size="full" ids="111340"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga