
Tifo-grupi i Tiranës, "Tirona Fanatics" ka bërë sërish thirrje tifozëve bardheblu që të mos mbështesin nesër në stadiumin "Selman Stërmasi" Tiranën që do të luajë kundër Partizanit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, ata ftojnë të bashkohen për të mbështetur të shtunën ekipin e basketbollit dhe jo nesër atë të futbollit.
"Te gjithe bashke, vetem per TIRONEN, per ate te basketbollit, dhe jo per "trupen e teatrit" te ish-presidentit.
Ne zgjedhim TIRONEN jo TirAnen!
Te shtunen Tirona Fanatics do te jene 1 ore para ne 'Asllan Rusi'.
Kush e ndjen traditen te na bashkohet, kush ndjen komedin se ka ndjere kurre traditen!
FORCA TIRONA, jo TirAna", shkruhej në reagimin e tifozëve bardheblu.
[gallery columns="1" size="full" ids="104928"]