
Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 4 ndeshje pa tifozë skuadrën e Partizanit. Këtë javë të kuqtë do të luajnë përballë Korabit dhe newsport.al mwsoi se ky takim do tw zhvillohet nw "Selman Stwrmasi". Prania e spektaktorëve dhe e banderolave nuk do të lejohet në impiantin e kryeqytetit, në sektorin mik pas vendimit të Disiplinës.
Megjithatë ultrasit e Partizanit do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen si tifozë të thjeshtë, duke hyrë në sektorët e përcaktuar për mbështetësit dibranë. Duke qenë se sfida është përcaktuar të zhvillohet në "Selman Stërmasi" dhe largësia e Peshkopisë me kryeqytetin, bën që tifozët dibranë të mos jenë të pranishëm për këtë takim. Në këtë mënyrë me shumë gjasa prania e ultrasve të kuq nuk do të mungojë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, teksa do të "shfrytëzojnë" rastin për të hyrë në stadium si "tifozë të Korabit".