
Skënderbeu ndodhet në Turqi ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore në kuadër të fazës së 3-të të Superiores. Trajneri Ilir Daja, në një prononcim për Supersport është shprehur mjaft i kënaqur me gjendjen e lojtarëve të tij. Tekniku kryeqytetas ka zbuluar strategjinë që ekipi po ndjek, ku po punohet më shumë në fazën e finalizimit.
"Do të mundohem të zhvillojmë një futboll më sulmues, por për ta bërë dicka të tillë ,lojtarët duhet të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre sulmuese dhe ato mbrojtëse. Po punojmë qe me rifilimin e kampionatit skuadra ta gjejë me më tepër lehtësi golin dhe mendoj se do t'ia arrijmë qëllimit", ka përfunduar Ilir Daja.
Poll