
Skënderbeu, fazën përgatitore ka vendosur që ta zhvillojë në Durrës dhe e ka nisur atë prej disa ditësh. E ndërsa, duke filluar nga sot, skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të jetë e plotë, sepse janë rikthyer Marko Radas, Vangjeli dhe mbrojtësi Sambou.
Sfida hapëse e javës së 3-të do të jetë shumë e vështirë, sepse kampionët e vendit presin në Korçë Partizanin kryesues të Superiores me 37 pikë. Dy takimet e para, bardhekuqtë i kanë fituar 1-0 dhe 0-2 me "demat". Të presim spektaklin e radhës.
Poll