
Juventus luan nesër me Bolaognan në shtëpi. Ndeshja e orës 12:30 vlen për javën e 19 të Serie A. Përpara ndeshjes, në konferencë për shtyp trajneri Andrea Pirlo ka theksuar se bardhezinjtë janë me grup të plotë, teksa Demiral, Chiesa dhe Frabotta kanë lënë pas dëmtimet. Pirlo ka "tërhequr veshin" për lojën mbrojtëse të skuadrës, duke evidentuar golat që bardhezinjtë kanë pësuar.
''Pothuajse të gjitha skuadrat na shënojnë gola për shumë ndeshje megjithëse nuk kemi mungesë përgatitjeje në prapavijë. Ne jemi duke punuar për këtë që mund të jetë thembra jonë e Akilit dhe na kushton më pak pikë në klasifikim. Chiellini shtrëngoi dhëmbët pavarësisht një dhimbjeje të vogël në Superkupë.
Ai po rikuperohet mirë dhe po ndihet mirë. Frabotta, Chiesa dhe Demiral janë gjithashtu mirë. Chiesa mund të luaj majtas dhe të shkëmbehet me Ronaldon në pozicion. McKennie është i rëndësishme për dinamizmin, fuqinë dhe kohën e jashtëzakonshme të futjes në dyluftim.
Skuadra ? Jam i kënaqur me grupin që kam në dispozicion. Kulusevski mund të luajë nga fillimi. Ai po ecën mirë dhe ka pasur dy ndeshje të shkëlqyera, ne mendojmë se ai ka një të ardhme të shkëlqyer. Ai është i zgjuar dhe ambicioz dhe kjo është një cilësi e mirë.
Mbrojtja? Duhet të punojmë gjithmonë në mbrojtje edhe nëse jemi një nga mbrojtjet më të mira. Në këtë kampionat skuadrat sulmojnë më shumë dhe prandaj ka më shumë ndeshje të hapura. Në fund gjithsesi ekipi që ka mbrojtjen më të mirë fiton kampionatin.
Kritikat? Kam punuar që nga dita e parë me të njëjtin entuziazëm dhe e di që nëse fiton je mirë dhe nëse humbet nuk je...
Trofeu? Fitimi i një trofeu nuk ndryshon asgjë, dua të fitoj më shumë siç e dëshiron ekipi.
Titulli? Gara për titull s'është mbyllur dhe janë 5-6 skuadra të të njëjtit nivel. Tani skuadra që duhet mundur është Milani sepse janë të parët në klasifikim dhe kanë pasur më shumë vazhdimësi.Duhet të shohim veten dhe të fitojmë shumë ndeshje, pastaj do të shohim se ku do të jemi në prill.
Taktika? Duam posedimin e topit në gjysmën e kundërshtarit dhe duhet të jemi në gjendje ta rimarrim topin menjëherë kur ta humbim.Dragusin është gati dhe ndoshta do të luajë të mërkurën në Kupë. Ndaj Bolognas luan një mes Demiral dhe Chiellinit", tha Pirlo.