
Futbolli në Shqipëri nuk ka marrë ende “dritën jeshile” për të rinisur në muajin qershor. Në një video-live në faqen e tij Kryeministri Edi Rama nuk pohoi dhe as nuk mohoi rikthimin e futbollit, por u shpreh se për pak kohë aktivitetet sportive do të luhen pa tifozë.
“Kjo është java e fundit e kufizimeve, me përjashtim të aktiviteve sportive, ku ende do të mungojnë tifozët”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Kategoria Superiore ka progrmuar rikthimin në datën 3 qershor, ndërsa ditën e premte pritet të ketë më shumë të reja, ashtu siç u shpreh edhe vetë Kryeministri Rama në video-live e tij.
Poll