
Gëzim Krasniqi është gati për sfidën e së martës kundër Salzburgurt. Ditët e fundit u përfol për një dëmtim të mundshëm të tij, që mund ta linte në stol kundër ndeshjes me austriakët. Mirëpo lojtari i kontaktuar nga newsport.al ka theksuar që gjithçka që thuhet nuk është e vërtetë, pasi ai është i gatshëm për sfidën e së martës dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të tij.
" Unë jam i gatshëm për sfidën e së martës. Gjithçka që thuhet, janë të pavërteta. Gazetat pa punë janë", përfundoi kavajasi i Partizanit duke ironizuar në këtë mënyrë shtypin e shkruar për lajmin e pavërtetë.
Gëzim Krasniqi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit, ku mesa duket do të jetë i gatshëm për takimin e së martës që do të luhet në "Elbasan Arena".