I ftuar në emisionin “Zona Gola” në Digitalb presidenti i Kukësit Safet Gjici ka folur për disa tematika të ndryshme dhe eurinë e klubit kukësian.I pyetur nga gazetarja Ilda Bejleri lidhur me dëshirën e tij që i ka kërkuar babagjyshit të Vitit të Ri për këtë vit, Gjici është shprehur:
“I kam kërkuar babagjyshit titullin kampion. Është e vështirë për tu arritur, por objektivi jonë mbetet gjithmonë titulli kampion.
VAR? Do të ishte një gjë pozitive nëse VAR do të përdorej edhe në Shqipëri, por që ka një kosto të lartë për kampionatin tonë. VAR i jep hakun atij që e meritonë dhe gafat e arbitrave janë më të pakta.
Ekipet Europiane? Jam tifozë i Barcelonës dhe shpesh herë bëjë debatë me dy djemt e mi që janë tifozë të Real Madridit. Do kisha qejf që Kukësi ti ngjasonte Barcelonës, por jemi shumë larg. Me Realin mund të ngjasojmë pak tani sepse nuk kanë Ronaldon.
Rivalët? Partizani është në vendin e parë me meritë, dhe Teuta është një nga rivalët tanë në garën për titull. Më pëlqeu ndeshja e sotme midis Teutës dhe Partizanin pasi u bë një ndeshje e bukur, por edhe prania e shumtë e tifozëve në shkallët e stadiumit. Tifozët i dhanë akoma më shumë bukuri këtij takimi pasi futbolli luhet për tifozët.
Situata e Kukësit? Jemi në rrugën e duhur. Jemi të penalizuar për shkak të stadiumit që nuk i luajm ndeshjet në shtëpi. Në rast se do të luanim në stadiumin tonë do të ishim në vendin e parë. Kemi pasur penalizme edhe nga dëmtimet e shumta që kemi pasur këtë sezon.
Çështja Musolli? Musollin nuk e kam larguar unë nga Kukësi.Ka 7 vjet që është pjesë e jona dhe ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i mirë. Ka qenë një keqkuptim i tij pasi nuk e kam larguar unë. Ai e ka gjithmonë derën e hapur të Kukësi. Klubi ka për detyrë gjithmonë të paguajë dëmtimet e lojtarëve. Musolli ka kërkuar të rrijë në Kosovë në krah të familjes së tij deri sa të rikuperohej. Në Kosovë ai nuk gjeti mundësi për tu rikuperuar dhe u rikthye në Tiranë. Nuk ka pasur çështje lekësh apo prishje kontrate siç shkruhet në media.
Largimi i lojtarëve? Presidenti nuk largon lojtar, por plotëson vetëm kërkesat e trajnerëve. Nuk i blen presidenti lojtarët, por është drejtori teknik sëbashku me trajnerin që marrin lojtarët sepse presidenti nuk merr vesh se kush lojtar është i mirë ose jo. Kemi bërë 14 afrime në këtë sezon. Parat e fituara nga shitja e Gurit i kemi shpenzuar në blerjen e këtyre lojtarëve që 4 apo 5 lojtar kanë dal të sakt”.