
Kukësi e mbylli sot aventurën europiane teksa u mund nga Austria e Vjenës me rezultatin e thellë 4-1. Por për këto ndeshje verilindorët kishin përforcuar ndjeshëm organikën e tyre me lojtarë të Skënderbeut. Marrëveshja ishte në formën e huazimit, ku futbollistët korçarë si Sabjen Lilaj, Liridon Latifi dhe Mashato Fukui do të ishin pjesë e Kukësit vetëm për kupat e Europës, konkretisht për ndeshjet e Europa League. Por me dhënien fund të rrugëtimit në këtë kompeticion, tashmë do të vijë edhe "divorci" me lojtarët e Skënderbeut.
Të tre lojtarët priten t'i bashkohen skuadrës korçare, e cila do t'i rifillojë përgatitjet në 1 gusht për sezonin e ri 2016-2017.
Poll