Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajm i fundit/ Malota qartëson "mjegullën", i mbetet besnik Gjicit, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i fundit/ Malota qartëson "mjegullën", i mbetet besnik

Renato Malota është emri më i përfolur ditën e sotme për një largim të tij nga Kukësi. Qendërmbrojtësi i skuadrës verilindore, i kontaktuar nga newsport.al ka sqaruar se si qëndron e vërteta në lidhje me të ardhmen e tij në kampin kuksian. 27-vjeçari lezhian ka hedhur poshtë të gjithë zërat, ku flitej për një largim të mundshëm nga Kukësi. Ai ka theksuar që asgjë nuk është e vërtetë pasi ekipi ka marrë pushimet deri më datë 29 korrik dhe akoma nuk ka pasur një bisedë mes tij dhe presidentit Gjici.

"Një herë jam me pushime. Asgjë nuk është e vërtetë për të gjitha që fliten. Deri në datën 29 korrik jemi pushim. Pas asaj date do të takohem me Gjicin dhe do të vendos për të ardhmen time. Oferta kam plot, por më parë dua të takoj Gjicin", ka përfunduar qendërmbrojtësi Malota duke lënë të hapur edhe mundësinë për një largim të mundshëm të tij, në qoftë se nuk do të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kujtojmë që lojtari është nën kontratë me kuksianët deri në datën 31 korrik. Më pas do të jetë takimi mes tij dhe presidentit Gjici që do të vendosë për të ardhmen e tij në skuadrën verilindore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga