Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajm i fundit/ Kukësit i largohet edhe një mesfushor

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i fundit/ Kukësit i largohet edhe një mesfushor

Braziliani Philipe Guimaraes është larguar nga Kukësi. Me anë të një njoftimi zyrtar, klubi verilindor bën me dije që i ka dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin Guimaraes. Mësohet që është lojtari ai që ka kërkuar largimin, dhe në këtë mënyrë ka gjetur mirëkuptimin nga drejtuesit kuksianë.

"Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund bashkëpunimit me brazilianin Philippe Guimaraes. Mesfushori dhe klubi kanë gjetur akordin gjatë ditës së sotme për të ndërprerë aventurën e tij me verilindorët.

Lojtari ka kërkuar vetë shkëputjen e bashkëpunimit dhe kjo dëshirë i është plotësuar nga drejtuesit e klubit. Mesfushori nuk gjeti shumë hapësira te skuadra verilindore. Guimaraes ka falenderuar klubin për mundësinë e ofruar dhe i ka uruar suksese F.K. Kukësit në vazhdim.

Klubi i uron suksese të metjeshme në karrierën e tij", shkruhej në njoftimin e klubit kuksian.

[gallery columns="1" size="full" ids="22686"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga