
Davide Santon pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si futbollist i Napolit. Klubet mendohet se kanë rënë dakort për shumën e 5 milion eurove për të kryer transferimin, dhe Santon do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë 1 milion euro në sezon.
Napoli ka nevojë për shërbimet e mbrojtësit të Interit pasi në krahun e djathtë të mbrojtjes duhet patjetër një rezervë për Elseid Hysajn, duke qënë se Kristian Maxho pritet të largohet gjatë kësaj vere.
Hysaj u transferua sezonin e kaluar te Napoli ku arriti të fintonte shumë shpejt vendin e titullarit duke lënë në stol një futbollist me eksperiencë si Maxho.
Poll