
Laçi luan sot ora 20:00, përballë Iskras në turin e parë të Conference League. Bardhezinjtë konsiderohen shumë herë më favoritë se malazezët, teksa do kërkojnë rezultatin pozitiv në “Elbasan Arena”, për të shkuar më të sigurt drejt vendit fqinj. Kurbinasit kanë mundësinë kështu të mendojnë dhe për turin e dytë
Shpëtim Duro ka në dorë të vendosë për titullarët e sfidës. Ndërtimi i një formacioni fitues do fillojë me shumë gjasa në skemën 4-4-2, teksa afrimi i verës Cucin mund ta nisë si titullar në mbrojte. Më poshtë mund të shihni formacionin e mundshëm.
Laçi(4-4-2): Dajsinani; Cucin, Velkoski, Malota, Ziko; Zarubica, Ujka, Spahiu, Mazrekaj; Guindo, Adeleke
Poll