Nesër në orën 14:00 ekipi i Laçit do presë në shtëpinë e tij skuadrën e Kukësit. Një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë dhe që vlen shumë për kurbinasit që mund të sigurojnë kualifikimin në Europë nëpërmjet fitimit të kupës. Pikërisht për rëndësinë e madhe që paraqet ndeshja, drejtuesit laçianë duan një mbështetje sa më të madhe të tifozerisë.
Për këtë arsye është vendosur që nesër hyrja në stadium të jetë falas dhe në këtë mënyrë duhet të ketë një mbështetje më të madhe se zakonisht për bardhezinjtë në shkallët e stadiumit.