
Laçi ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Korabit. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova ka fituar me rezultatin e pastër 2-0. Goli i parë i ndeshjes për Laçin u shënua nga një autogol nga ekipi driban ndërsa të dytin e shënoi braziliani Stenio.
Një paraqitje pozitive e kurbinasve që tashmë përqendrohen te ndeshja e radhës ndaj Tiranës. Starova për këtë takim nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Gjoni që pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit.
Poll