
Bolonja - Verona u zhvillua ditën e sotme në orën 15:00, sfidë e vlefshme për javën e 20 të Seria A. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, teksa nga minuta e parë ishin të aktivizuar Rrahmani e Kumbulla. Megjithatë fati nuk ishte me këtë të fundit pasi pas një përplasje në fushë u detyrua ta linte atë për shkak të një dëmtimi. Diçka e tillë ngjalli panik tek stafi mjekësor dhe tifozët e Veronës, pasi Kumbulla është një nga lojtarët kyç tek ekipi i tyre si dhe një futbollist nga i cili pritet shumë.
Pas analizës paraprake nga stafi mjekësor, klubi i Veronës ka dal me një komunikatë zyrtare për rastin e Kumbullës.
"Njoftojmë se futbollisti Marash Kumbulla kërkoi zëvndësimin gjatë pjesë së parë në sfidën ndaj Bolonjës për shkak të një problemi okulistik të çasit. Futbollisti do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse është e nevojshme do të bëjë analiza të mëtejshme", ka shkruar në Tëitter klubi i Verona.