Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

La Estoninë për Kastriotin, mesfushori Basha tregon aventurën krutane

Shkruar nga NEWSPORT
La Estoninë për Kastriotin, mesfushori Basha tregon aventurën

Arbër Basha është një nga lojtarët e rinj të Kastriotit të afruar në këtë merkato vere. Mesfushori, i cili erdhi nga Estonia ka folur për mediet teksa ka treguar vendimin se pse vendosi të rikthehej në Shqipëri. Ai flet për sezonin aktual si dhe synimet e krutanëve.

"Në Estoni kalova një aventurë 6 mujore ku luajta 13 ndeshje kampionat dhe dy në Europa ligë, kualifikuese. Vendosa të vij te Kastrioti për tu njohur me shumë nga sportdashësit shqiptar dhe për t'u afirmuar më shumë. Kastrioti është një ekip që përkrah lojtarët e rinj dhe i ndihmon të kalojnë një shkallë më lart. Ekipi që kemi momentalisht është i mirë dhe i formuar kryesisht nga lojtar te rinj, por ka edhe nga ata me eksperiencë, këtu u ambjentova menjëherë, dhe kjo më bën të ndihem mirë. Sa i takon kampionatit, e kemi nisur mirë, por kemi lënë 4 pikë brenda.

Besoj, se me kalimin e ndeshjeve do të rikuperojmë, pasi jemi një ekip me kualitete, që na bën të jemi ekipi kryesorë për ngjitjen në Superiore.

Kemi çaluar në fazën e finalizimit, por aty kemi ngulmuar dhe në stervitje dhe shpresoj që do të  lirohemi dhe do shënojm më shumë, pasi qarkullimi topit nuk na mungon. Sa i takon ndeshjes së radhës ndaj Shkumbinit, ne e vlerësojmë, dhe do shkojmë për 3 pikët, ku shpresoj që të fitojmë", ka deklaruar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga