
Në Konferecën e sotme që bëri për mediat dhe ku foli gjerë e gjatë për vendimin e CAS-it që la në fuqi vendimin e UEFA-s për skulifikimin e Skëndërbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane dhe 1 milionë euroi gjobë, Ardian Takaj ishte një furtunë e vërtetë. Një ndër emrat surprizë që përmndi numri një i korçarëve për këtë dënim ishte dhe ai i Eduart Dervishit. Për shumë njerëz mund të jetë një fakt surprizë se si një zyrtar kaq i lartë mund të jetë i përfshirë në këtë çështje, por Takaj shkon edhe më tej. Sipas tij ky skamdal është "gatuar" pikërisht në zyrën e Dervishit dhe ky i fundit ka lobuar pro ndëshkimit të klubit korçar.
Po kush është Eduart Dervishi? Ai është ish-sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të futbolit në vitet '90 dhe prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Spanjë ku ëshhtë dhe aty drejtues i lartë në fedratën spanjolle të futbollit. Kujtojmë se në tetorin e vitit 2016 kur Shqipëria luajti me Spanjën ai u shpreh se do të ishte i kënaqur nëse do të fitonin spanjollët.
Se si mund të lidhet Dervishi me këtë problem të madh të futbollit tonë në përgjithësi dhe të Skëndërbeut në veçanti ne akoma nuk e dimë por me siguri presidenti Takaj di diçka më shumë dhe ndoshta në të ardhmen do të na e zbulojë. Pas deklaratës së Takaj pritet ndoshta edhe një kundërpërgjigjë e ish- sekretarit të FSHF lidhur me këtë ngjarje.