Kukësi pak minuta më parë njoftoi se Emiliano Musta nuk është më pjesë e klubit. Anësori vlonjat ka mbyllur marrëveshjen me klubin verilindorë edhe pse më 1 shtator rinovoi kontratën për 2 sezone.
Nga Kukësi deri më tani janë larguar shumë futbollistë, Shkurtaj, Abazaj, Et'hemi, Telushi, Obanor, Musolli, Rroca, Avdyli e së fundmi Musta. Pothuajse një formacion i plotë që largohen nga Kukësi dhe një gjë e tillë ka bërë që tifozët të shpërthejnë kundër klubit në rrjetet sociale. Në postimin e fundit për largimin e Mustës kanë qenë të shumta kritikat në adresë të drejtuesve nga ana e tifozëve.
"Kush do të luajë Gjici apo Nexhipi? Po shkrini ekipin. Jemi për rënë nga Kategoria", lexohet në disa komente që tifozët kanë bërë.


