Mentor Mazrekaj nuk do jetë sot nga fillimi në ndeshjen që Laçi I tij luan në transfertë më Partizanin. Sulmuesi që ka shkëlqyër këtë sezon vjen në një ndeshje si ish, teksa ka vënë theksin për Gol pas Goli se cila skuadër do zëvendësojë më mirë mungesat sot, do fitojë.
Gjendja jote, kurajo apo gati për në fushë? Kam gjendje të rënduar dhe nuk jam stërvitur këtë javë. Nëse I duhem ekipit do e provoj të jem në fushë, shpresoj që mos duhem sot.
Vendi I dytë? Për momentin janë duke luajtur dy skuadrat më të mira. Se edhe kur ishim nënëtë pikë thoshin pse Mazrekaj thotë se Partizani dhe Laçi janë ekipet më të mira.
Falenderime Tiranës? Tirana I thotë faleminderit vetes se luan për objektivat e vet në Europë.
Ndeshje me mungesa? Ndeshja më e vështirë pas asaj në Ballsh. Atje ishte baltë. Sot jemi ndaj një rivali direkt për titull. Dyja skuadrat kanë mungesa dhe cili do I zëvendësojë më mirë do fitojë. Këtu kam fituar 3-2 me Partizanin.
Edhe në Kupë ndaj Partizanit, do ketë lëshime? Më parë kisha marrë gjashtë pikë në kampionat sesa Kupë. Europën e kapim nga kampionati”, tha Mazrekaj.