
Shqipëria dhe Kosova po mendojnë për një Kupë të përbashkët e cila është emëruar si "Kupa Nënë Tereza". Lidhur me menyrën se si do të funksionojë kjo Kupë ka folur edhe Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku. Në një prononcim për "TV Klan", Shulku u shpreh se për këtë organizim, dy Federatat po mendojnë të shmangin kupat përkatëse.
"Nëse do të zhvillohet ky aktivitet do të shmanget Kupa e Shqipërisë se numri i ndeshjeve shkon shumë".
Do të luajnë 102 ekipe, nga kategoritë superiore, e parë dhe e dytë Kosovës dhe Shqipërisë për një total më shumë se 200 ndeshje. Shpenzimet do të jenë të mëdha dhe për këtë arsye do të kërkohet mbështetje edhe nga qeveritë e dy vendeve. Por më parë, projekti duhet të kalojë në filtrat e FIFA-s dhe UEFA-s.
"Në momentin që do të vijë aprovimi nga FIFA dhe UEFA atëherë do kërkojmë ndihmën e qeverisë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. FIFA dhe UEFA janë duke e shqyrtuar dhe do japin përgjigje besoj pozitive".