Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi tregohet korrekt, lojtari brazilian qëndron

Shkruar nga NEWSPORT

Erick Flores është plotësisht i larguar nga Kukësi, jo vetëm për gjendjen fizike, por edhe për pagesën e lartë që ka. Por, gjatë orëve të fundit është përfolur dhe janë shtuar zërat se bashkëkombësi i tij, Felipe Moreira do të ndjekë të njëjtën rrugë.

moreiraE vërteta është se Moreira nuk ishte paguar në tre muajt e fundit, por që drejtuesit nuk kanë vonuar dhe e kanë paguar në kohë, duke bërë që ai të mos nisë procedurat për të shkëputur kontratën bëjnë të ditur burime të "Newsport.al". Kështu, edhe për sezonin e ri janë siguruar shërbimet e tij, ndaj sulmuesi do të jetë nën urdhrat e Gjokës.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë të njëjtin fakt si më sipër, pra rrogat e prapambetura i janë paguar dhe tashmë ai është i qetë për të ardhmen dhe do të dalë në stërvitje të premten me grupin.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga