
Kukësi mori një fitore me shumë vlera sot në transfertën me Flamurtarin në shifrat 1-2. Një sukses që pas humbjes së Laçit e çon në 6 pikë diferencën mes kampionëve të vendit dhe kurbinasve. Verlindorët tashmë janë më të qetë në garën e tyre për të siguruar vendin e dytë në kampionat, një vend i dytë që mund të vlejë sa një titull kampion në fund të sezonit.
Kjo pasi Skënderbeu mund të dënohet dhe në këtë mënyrë Kukësi që në rast se e përfundon kampionatin në vendin e dytë do luajë në Champions League. Përveç kupës së Shqipërisë që mbetet një objektiv kryesor i Kukësit tashmë edhe vendi i dytë në kampionat është një objektiv me vlerë.
Poll