
Kukësi do të luajë ditën e hënë kundër Teutës në "shtëpinë" e tij në orën 16:00. Verilindorët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare synon që të arrijë fitoren e parë në këtë sezon të ri futbollistik. Kjo fitore do të jetë për skuadrën, por edhe për tifozët kuksianë, të cilët priten të mbushin stadiumin e fituesve të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë.
"Rikthehemi në shtëpi! Duam fitoren e parë dhe të kënaqim publikun tonë. F.K. Kukësi ka nevojë për mbështetjen e tifozerisë. F.K. Kukësi - Teuta, të hënën, ora 16:00", shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit.
Kujtojmë që verilindorët në takimin e parë barazuan me rezultatin 0-0 kundër Vllaznisë në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.
Poll