Skuadra e Kukësit u eliminua nga Europa League, pasi u mund me rezultat të thellë nga Austria e Vjenës. Menjëherë pas kësaj ndeshje erdhi shkarkimi i trajnerit Lika dhe emërimi i Ernest Gjokës. Ndërkohë shumë zëra qarkullojnë për disa largime lojtarësh nga kampi kuksian, por asgjë konkrete.
Ekipi verilindor ka shkruar në faqen zyrtare, ku premton që së bashku me tifozët do të arrijnë të marrin trofe në sezonin e ri.
“Do rikthehemi për një tjetër qëllim, një tjetër trofe. Besojmë, besoni, pasi ekip dhe tifozë jemi një”, shkruhej në faqen zyrtare në facebook.
- Statusi i klubit verilindor në facebook
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.