
Largimi i Ekrem Spahisë nga posti i Drejtorit Ekzekutiv i skuadrës verilindorë ka bërë që presidenti Safet Gjici të mendojë sërish për këtë post. Emri i parë që del në skenë është ai i Hasan Likës. Tekniku kryeqytetas drejtoi skuadrën në ndeshjet e Europa League pas largimit të Klodian Duros, ndërsa nuk dihet nëse do të rikthehet.
Burime pranë klubit verilindor bëjnë me dije për nisje të negociatave, por Lika këtë herë nuk do të jetë më shumë sesa një këshillues i Safet Gjicit në politikat e klubit. Dritan Dervishi mban pozicionin e drejtorit sportiv, ndërsa është krah për krah me trajnerin Ernest Gjoka për të ardhmen. Kështu, Kukësi ndjehet pothuajse i kompletuar, ndaj prania apo mosprania e Likës nuk përben problem.