Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KUKËSI përballet me ish-ët në Turqi, verilindorët tregojnë 3 miqësoret (DATAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi prej disa ditësh është në Turqi, aty ku do zhvillojë një fazë intensive përgatitore. Në pritje të datës 20 gusht për nisjen e Superligës, të besuarit e Skënder Gegës do provohen në disa teste miqësore.

Në 29 korrik, Kukësi luan me skuadrën e sapongjitur në elitën turke, Istanbulspor. Pjesë e tyre është edhe Et’hemi apo Rroca, dy ish-lojtarët që lanë Kukësin për të kaluar në Turqi. Veç tyre, edhe Tuzlaspor dhe Ettifaq janë kundërshtarët e verilindorëve.

Njoftimi:

Gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi, ekipi do të luajë edhe 3 ndeshje miqësore që janë planifikuar. Ekipi do të zbresë në fushë në datën 29 korrik, ku përballë do të ketë ekipin e sapongjitur në Superligën turke, Istanbulspor.

Pak ditë më vonë, skuadra do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ku përballë do të ketë Tuzlasporin ndërkohë që faza do të mbyllet me miqësoren e fundit ndaj Ettifaq FC, ekip i cili militon në Superligën e Arabisë Saudite.

29.07.2022 / ISTANBULSPOR AS - FK KUKËSI

04.08.2022 / FK KUKËSI - TUZLASPOR SK

09.08.2022 / FK KUKËSI - ETTIFAQ FC

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga