Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KUKËSI "ndihmoi" PARTIZANIN, ish-futbollisti i TË KUQVE "paralajmëron" skuadrën e GEGËS

Shkruar nga NEWSPORT
KUKËSI "ndihmoi" PARTIZANIN, ish-futbollisti i TË KUQVE

Qendërmbrojtësi i Kukësit Gëzim Krasniqi është i ndërgjegjshëm se pikët e lëna në transfertën e Kamzës ndaj Laçit javën e kaluar e favorizuan shumë Partizanin në garën për titullin kampion duke u dhënë mundësinë të kuqve të krijojnë një distancë prej 5 pikësh nga verilindorët.

Në prag të sfidës me Flamurtarin, Krasniqi gjeti si shkak të barazimit me Laçin gjendjen jo të mirë të fushës së stadiumit të Kamzës. Për "Supersport" ai i dha rëndësi takimit me vlonjatët duke paralajmëruar ekipin e tij të mos neglizhojnë kundërshtarin pavarësisht problemeve të brendshme financiare dhe largimit të dy titullarëve. Në fund, ai theksoi se lufta për të marrë kurorën e kampionit është ende e gjatë pasi në dispozicion janë 17 ndeshje, ku Partizani mund të arrihet dhe të kapërcehet.

"Barazimi me Laçin? Nuk e prisnim këtë rezultat, por duke pasur parasysh terrenin, ishte një fushë që i përshtatej më shumë kundërshtarit, që luante në mbrojtje.

A niset Kukësi si favorit ndaj Flamurtarit? Ne nuk duhet të vihemi në gjumë nga problemet e Flamurtarit, por duhet të shkojmë atje të mobilizuar maksimalisht, me synimin e vetëm, të marrim 3 pikët.

Titulli i dytë kampion është i vetmi objektiv dhe 5 pikët e distancës me Partizanin nuk e kanë demoralizuar 29-vjeçarin, i cili mendon se pikët për të provuar rikuperimin, janë të gjitha në dispozicion.'

Beteja direkte me Partizanin për titullin? Janë edhe 17 javë të tjera dhe plot 51 pikë në lojë, ndaj ka akoma shumë kohë për të rikuperuar diferencën nga Partizani", përfundoi ish-futbollisti i Partizanit në sezonet 2013-2014 dhe 2015-2018.

Kukësi është mposhtur dy herë nga Flamurtari këtë sezon, pasi vlonjatët i ka mundur respektivisht në të dyja fazat e para të kampionatit me shifrat 1-0 dhe 2-1, ndaj një humbje me kuqezinjtë do t'i jepte një tjetër shtysë Partizanit drejt titullit të shumëpritur të 16-ë në histori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga