
Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për ndeshjet Europiane. Kukësi, Laçi dhe Teuta kanë mbajtur frymën në Nion, aty ku në orën 13:00 ka nisur hedhja e shortit. Mes tre skuadrave shqiptare, Kukësi dhe Teuta do të luajnë në Shqipëri, pikërisht me verilindorët që kanë zgjedhur "Air Albania Stadium".
Verilindorët kanë "peshkuar" Slavian e Sofies në Bullgari, ndërsa sfida është tejet delikate. Laçi ka pasur disi fat, pasi veç transfertës së largët, Kesla FK e Azerbajxhanit mund të jetë e kalueshme. Teuta do të presë Beitar Jerusalem, me ndeshjet që do të zhvillohen në 27 gusht.
KESLA FK (AZE) - LAÇI
KUKESI - SLAVIA SOFIA (BUL)
TEUTA - BEITAR JERUSALEM (IZR)
Poll