Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kualifikimi në turin e dytë të Europa League, Armando Cungu: Fitorja erdhi prej këmbënguljes, ishim përgatitur për penalltitë

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikimi në turin e dytë të Europa League, Armando Cungu:

Laçi arrite të kalonte në turin e dytë të Europa League pasi mundi me penallti 4-5 Keshlan. Ndeshja e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit u mbyll 0-0 pas 120 minutave, ndërsa nga penalltitë ishte skuadr kurbinase që fitoi. Portieri Alen Sherri bëri heroin duke pritur penalltinë e fundit, ndërsa lojtarët e Laçit nuk gabuan asnjë. Në fundit të ndeshjes, trajerneri Armando Cungu foli për mediat duke analizuar fitoren e Laçit.

"Ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari kishte ekip të mirë. Këtu kishim ardhur për të treguar lojën tonë. Me Kesla ishim përballur edhe më parë. Jemi të lumtur që ia dolëm të kualifikohemi.

Nuk ishte e lehtë për ne kur ishim me një lojtar më pak. U përpoqëm të mbroheshim dhe kur kundërshtari u ndëshkua me karton të kuq, ishim në gjendje ta çonim lojën drejt gjuajtjes së penalltive".

Penalltitë? "Ne ishim të gatshëm për penalltitë, ishim përgatitur. Dihet që këto lloj ndeshjesh mund të shkojnë me penallti. Fitorja erdhi prej këmbënguljes, nuk mund t'i lihet gjithçka fatit". 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga