Albano Aleksi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë e lojës ndaj Laçit. MEsfushori arriti të shënonte golin e dytë të takimit duke vulosur fitoren e gjirokastrite. Pas humbjes në shtëpi ndaj Kastritoti, Luftëtari arrin të marr një fitore të rëndësishme në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Një prononcimin pas ndeshjes për "Gol pas Goli" Aleksi u shpreh se skuadra bëri një ndeshje fantastike. Gjithashtu mesfushori u shpreh se trajneri i ri Ahmataj ka kthyer besimin në skuadër dhe ka sjell një frymë të re në ekip.
Kishim shumë mungesa në ndeshjen e kaluar dhe në sfidën e sotme kemi bërë një paraqitje të mirë. Profesori Ahmataj na ka kthyer besimin në aq pak ditë që kishte në dispozicion. Roli im natyral është para mbrojtes. Sot u ndjeva më komod që isha më pranë portës pasi kisha shumë raste dhe preka shumë topa. Nuk ishte problemi i trajnerit Mezani, por na duhej motivim, profesor Ahmataj na ka sjellë një frym të re në skuadër, mua më pëlqen dhe punë e trajnerit Mezani dhe nuk ishte faji i tij humbja ndaj Kastrioti.
Humbja ndaj Kastriotit ishte për fajin tonë, kishim mungesa dhe kundështari përfitoi duke shënuar 5 gola. Sot bëm një ndeshje fantastike dhe arritim të fitonim ndaj Laçit. Futbolli ky është shpresoj që presidenti dhe stafi teknik ti kenë marr masat e duhura. Fazën përgatitore ne nuk e kryem siç duhet për shkak të kushteve atmosferike. Na duhej më shumë besim dhe ndeshja ndaj krutanëve ishte thjesht një ndeshje e dobët dhe shpresojmë që mos të përsëritet më. Duke filluar që nga ndeshja e radhës do të bëjmë maksimumin që ai rezultat të mos përsëritet.