
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu është takuar ditën e sotme me presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Ndreu ka pritur në zyrë numri një të futbollit shqiptar dhe tema e diskutimit ka qenë padyshim për terrenet sportive dhe gjendjen e futbollit në Lezhë. Besëlidhja prej kohësh është një nga ekipet që ka bërë mirë në Kategorinë e Parë dhe shumë herë ka qenë pranë ngjitjes në Superligë.
Takimi mes Ndreut dhe Dukës mund të shërbejë edhe për një bashkëpunim mes Bashkisë dhe FSHF-së për ndërtimin e një stadiumi të ri në Lezhë apo edhe fushave stërvitore.
Postimi i Pjerin Ndreut:
Sot Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka ishte ne Bashkine Lezhe!
Takimi ishte shume i dobishem pasi biseduam per gjendjen e futbollit, terreneve sportive dhe disa problematikave te tjera ku duhet bashkepunimi reciprok!