Tema më e diskutuar sot në Shqipëri është padyshim protesta e studentëve. Një protestë që nuk ka lënë paprekur edhe protagonistët e futbollit shqiptar. I pari ishte Tefik Osmani që doli në mbështetje të studentëve madje duke dal edhe në protestë. Pas Osmanit këtë herë është skuadra e Bylisit që me anë të faqes së tyre zyrtare në "Twitter" ka replikuar ndaj një komentuesi në postimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e studentëve.
"Ju doni ti bëni studentët të jenë vetvetja edhe të zgjohen, por siç duket nuk janë në atë nivel, thjesht duan të mbarojnë shkollën qyl" ishte komenti i një qytetari.
Replika e FK Bylis
"Po ti bërë namin duke diskutuar nga afër, kërkon të bësh namin edhe virtualisht? Jo o plak se lodhesh, amon. . . Ata flasin për skamje dhe mjerimin e universiteteve, konvikteve, të drejtës së punësimit, ti flet si hëna pas malit. . . ."