
Sumuesi nigerian Gofri Çinedu është një lojtar në pronësi të Skënderbeut, por ka qenë i huazuar te skuadra e Rabotniçkit që nga gushti i verës 2017. Sipas asaj që raporton "infosport.mk" huazimi i tij duhet të përfundonte në fundin e sezonit, por skuadra e Rabotniçkit ka vendosur t'ia rikthejë sulmuesin afrikan Skënderbeut.
Prurjet e reja në skuadër kanë bërë që shkupjanët të largojnë 21 vjeçarin nga ekipi. Një ndër afrimet në merkato të Rabotniçkit ishte dhe Dejan Blazhevski që u largua nga Tirana. Nuk dihet ende nëse skuadra korçare do ta mbajë në skuadër kamerunasin apo do ta huazojë sërish për luajtur më shumë minuta.
Poll