Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi zyrtarizon mbrojtësin kroat, zbuloni detajet

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi zyrtarizon mbrojtësin kroat, zbuloni detajet

Ashtu siç njoftoi newsport.al para disa orëve, tashmë edhe klubi dibran e ka bërë zyrtar afrimin e mbrojtësit të djathtë Dusko Dukic. Me anë të një njoftimi zyrtar, Korabi bën me dije që akordi ishte arritur më para, dhe sot është nënshkruar kontrata që e lidh futbollistin për një vit me ekipin dibran.

"Mbrojtësi 30 vjeçar i krahut të djathtë, kroati Dusko Dukic, ka arritur akordin ditë më parë, she sot ka firmosur kontratë sezonale me Korabin. Dukic është aktivizuar së fundmi në Kategorinë Superiore me ekipin e Bylisit. Pas portierit Vujadinovic, Dukic është i huaji i dytë në ekipin tonë. Korabi i uron mirëseardhje dhe suksese", shkruhej në njoftimin zyrtar të Korabit.

Korabi hyri vrullshëm në merkato teksa ka afruar shumë futbollistë, disa ish-lojtarë të Superiores. Klubi dibran do të tentojë të shkojë dhe përtej objektivit të caktuar, pasi cilësia dhe optimizmi në grupin e formuar nuk mungon.

[gallery columns="1" size="full" ids="20836,20837"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga